Skocia publikon listën e futbollistëve kundër Shqipërisë

Futboll

Skocia publikon listën e futbollistëve kundër Shqipërisë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Skocisë do të jetë mysafire e Shqipërisë në “Loro Boriçi” më 17 nëntor, në një sfidë mjaft të rëndësishme, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kur kanë mbetur thuajse 10 ditë nga data e takimit, trajneri i Skocisë Alex McLeish ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për të përballuar sfidën me kuqezinjtë, por edhe atë me Izraelin, tre ditë më pas Glasgou. Në listë tërheqin vëmendjen mungesat e dy sulmuesve mjaft të rëndësishëm për skuadrën skoceze, siç janë Leigh Griffiths që aktivizohet me Celticun dhe Steven Naismish që aktivizohet me Heart dhe shënoi një nga golat në takimin e Glasgout, në muajin shtator.

Lista e lojtarëve: Portierë: Craig Gordon (Celtic), Allan McGregor (Rangers), Jon McLaughlin (Sunderland); Mbrojtës: Michael Devlin (Aberdeen), Scott McKenna (Aberdeen), Charlie Mulgrew (Blackburn Rovers), Stephen O'Donnell (Kilmarnock), Andy Robertson (Liverpool), Graeme Shinnie (Aberdeen), Kieran Tierney (Celtic), mesfushorë: Stuart Armstrong (Southampton), Ryan Christie (Celtic), James Forrest (Celtic), Ryan Fraser (Bournemouth), Gary Mackay-Steven (Aberdeen), Kevin McDonald (Fulham), John McGinn (Aston Villa), Callum McGregor (Celtic), Callum Paterson (Cardiff City) dhe sulmues: Steven Fletcher (Sheffield Wednesday), Oliver McBurnie (Swansea), Matt Phillips (West Brom), Johnny Russell (Sporting Kansas City).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat