“Lajm i rrejshëm”, Wenger mohon të ketë arritur marrëveshje me Milanin

Futboll

“Lajm i rrejshëm”, Wenger mohon të ketë arritur marrëveshje me Milanin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:31
Arsene Wenger

Trajneri francez insiston që nuk ka gjetur ende skuadrën me të cilën do të punojë në të ardhmen.

France Football ka raportuar se Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri i Milanit duke e zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Por vetë 65-vjeçari ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur si lajm të rremë.

“E vetmja gjë që mund të them është se ky lajm është i rremë”, ka theksuar Wenger për beIN Sports.

“Nëse do të kisha nënshkruar me dikë, do t’u kisha treguar. Nuk mund t’i menaxhoj spekulimet, por e di se çfarë bëj me jetën time”.

“Momentalisht jam i fokusuar për të punuar si analist në beIN Sports”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat