Nabil Fekir alarmon klubet e Premierligës - Bota Sot
Nabil Fekir alarmon klubet e Premierligës

Futboll

Nabil Fekir alarmon klubet e Premierligës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:41
Nabil Fekir

Nabil Fekir ka alarmuar skuadrat nga Premierliga, duke e konsideruar mundësinë e transferimit në futbollin anglez në verën e ardhshme.

Mesfushori 25 vjeçar, Nabil Fekir, ka po shqyrton mundësinë e largimit nga Lyon.

Sipas L’Equipe, anëtari i Lyon po shpreson që vitin e ardhshëm të sigurojë një transferim në Premierligë, me Chelsean dhe Liverpoolin që kanë shprehur interesim për të.

Liverpool verën e kaluar pothuajse kishte kompletuar transferimin e Fekir, me negociatat që dështuan vetëm në momentin e fundit.

Fekir ka kontratë me Lyon deri në vitin 2020, dhe kartoni i tij mund t’iu kushtojë skuadrave angleze deri në 50 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test