Milan luan baras me Betisin, Olympiacoss ia rrëmben vendin e dytë - Bota Sot
Milan luan baras me Betisin, Olympiacoss ia rrëmben vendin e dytë

Futboll

E martë, 20 nëntor 2018

Milan luan baras me Betisin, Olympiacoss ia rrëmben vendin e dytë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:05
Foto nga ndeshja

Milan ka luajtur baras 1:1 me Real Betis, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Ishin Real Betis që kaluan të parët në epërsi, qysh në minutën e 12’ të takimit.

Golin për vendasit e realizoi reprezentuesi i Argjentinës, Giovani Lo Celso.

Në pjesën e dytë Milan përmirësuan diçka në lojën e tyre dhe tentuan barazimin.

Këtë e arritën në minutën e 62’ me anë të fantastikut Suso.

Anësori i Milan realizoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, gol ky që vlejti jo më shumë se një pikë.

Me këtë barazim “rosonerët” kanë humbur edhe pozitën e dytë, pasi u tejkaluan nga Olympiacoss, të cilët grumbullojnë 7 pikë (njësoj si Milan), mirëpo kanë gol diferencën më të mirë.

Real Betis vazhdon të kryesoj grupin me 8 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test