Man City-Man United, miqtë kanë 8 vite që e presin këtë

Futboll

Man City-Man United, miqtë kanë 8 vite që e presin këtë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 09:06
Man City-Man United

“Komshinjtë e zhurmshëm” të Manchester United, siç e ka quajtur Sir Alex Ferguson para disa vitesh Manchester City-n, janë të pamposhtur në 53 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër ekipeve që e kanë nisur takimin jashtë katër vendeve të para të renditjes (44 fitore, 9 barazime). Manchester United do të kërkojë t’i japë fund kësaj ecurie pasditen e së dielës, teksa në “Etihad Stadium” pritet të zhvillohet një derbi i zjarrtë.

Forma e City-t
Pa asnjë humbje të pësuar në këtë sezon të Premier League (9 fitore, 2 barazime), City ka sulmin më të mirë të kampionatit për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi (24 gola), sulmin më të mirë në përgjithësi (33 gola) dhe mbrojtjen më të mirë (katër gola të pësuar). Tre nga ato katër gola janë shënuar nga mbrojtës dhe tjetri ka qenë një penallti.

Ndërkohë, “Qytetarët” kanë fituar të pesë ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi, duke mos pësuar gol në tre takime. Në fakt, City ka humbur vetëm një nga 37 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në shtëpi që nga 15 dhjetori i 2016-ës. Gjithsesi, ajo humbje ka ardhur pikërisht kundër United.

Forma e United
Manchester United ka marrë tri fitore në gjashtë ndeshjet e këtij kampionat që ka luajtur në transfertë (3 fitore, 1 barazim, 2 humbje), duke shënuar saktësisht dy gola në ato pesë ndeshje. Ata do të kërkojnë të marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat në fushën e City-t për herën e parë që nga 2010-a.

Protagonistët e mundshëm
Sergio Aguero ka regjistruar 17 gola dhe 5 asiste në 13 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në “Etihad”, ndërsa Anthony Martial ka shënuar në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në Premier League.

Statistika
– City ka shënuar 48 gola në 15 ndeshje të kampionatit që ka luajtur në shtëpi në 2018-ën, një mesatare 3,4 për ndeshje. Ata nuk kanë arritur të shënojnë vetëm një herë.

– Janë shënuar mbi 2,5 gola për ndeshje në pesë takimet e fundit që United ka luajtur në Premier League dhe në 21 nga 24 takimet e fundit të kampionatit që City ka luajtur në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat