Maradona sërish në stilin e tij

Futboll

Maradona sërish në stilin e tij

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:00
Maradona sërish në stilin e tij

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit të dytë në Meksikë në vendin e shtatë dhe në play off do të luajë ndaj Mineros, një prej ekipeve më të forta. Por ajo që shqetëson ikonën e futbollit argjentinas nuk është rivali por niveli i gjyqtarëve. Pas barazimit 1-1 me San Luis, akuzat e Maradonës karshi gjyqtarit të ndeshje ishin të shumta, madje argjentinasi ishte i papërmbajtshëm.

“Pipe de Oro” ka sulmuar ashpër gjyqtarin, duke përmendur edhe një gjyqtar tjetër meksikan, Edgardo Codesal, atë të finales së Kupës së Botës “Itali ‘90”, ku Argjentina e tij u mund 1-0 në finale nga Gjermania, me një penallti të dyshimtë.

“Nuk dua të flas shumë për gjykimin e ndeshjes së fundit, pasi mund të them gjëra të rrezikshme. I ndëshkoi me të verdhë të gjithë lojtarët tanë që i kalonin afër. Kur shoh atë më kujtohet një tjetër gjyqtar meksikan, Codesal…. Uroj që Ffederata të rishohë ndeshjen dhe të marrë masat, pasi gjyqtari ishte kundër Dorados”, tha Maradona.

Është e pamundur të luash 11 ndaj 12, apo 10 ndaj 12. Gjyqtarët nuk i njohin rregullat, madje as nuk i kanë lexuar ndonjëherë ato. Ky sport nuk është bejsboll është futboll, por ata nuk e dinë. Asistenti më dha të drejtë, por sjellja e gjyqtarit kryesor ishte e papranueshme”, u shpreh Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat