Shkëndija pa dy futbollistë

Futboll

Shkëndija pa dy futbollistë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:11
Shkëndija pa dy futbollistë

KF Shkëndija nga Tetova informon publikun se pas marrjes së rezultateve nga ekzaminimet mjekësore, dy futbollistët kuqezi, Besart Ibraimi dhe Stenio Junior detyrohen t’u nënshtrohen ndërhyrjeve artroskopike.

Besart Ibraimit i është diagnostifikuar lezion (lëndim i pjesshëm) në ACL (anterior cruciate ligamen-ligamenti i kryqëzuar i përparëm) të gjurit të djathtë, ndërsa Stenio Juniorit do t’i ndërhyhet në meniskun lateral të këmbës së djathtë.
Kjo nënkupton se të dy futbollistët në periudhën në vijim do të jenë jashtë kombinimit për lojë.
Tashmë secili në klub do të angazhohet të sigurojë trajtim dhe mbështetje më të mirë të mundshme në drejtim të rikthimit sa më të shpejtë të mundshëm të dy lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat