Ky do të jetë transferimi i parë i Ranierit te Fulham

Futboll

Ky do të jetë transferimi i parë i Ranierit te Fulham

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri ka identifikuar transferimin e parë të Fulham.

Trajneri italian është rikthyer në Premierligë, duke marrë drejtimin e skuadrës së Fulham.

Ish kampioni i Premierligës me skuadrën e Leicesterit, ka filluar të mendojë për afrimet e para në afatin kalimtar të janarit.

‘A Sport’ raporton se mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip, është prioriteti kryesor i Ranierit për janar.

Mbrojtësi nga Kameruni po kalon momente jo të mira te Liverpool duke qenë zgjidhja e fundit e Jurgen Klopp, dhe një kalim te Fulham do të mirëpritej edhe nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat