Talenti francez vazhdon të shkëlqejë nga java në javë në skuadrën e PSG.
Kylian Mbappe me të drejtë cilësohet si një prej lojtarëve më premtues në futboll, ku ndonëse është vetëm 19-vjeçar është kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë të PSG dhe kombëtares së Francës.
Bashkë lojtari i tij tek Franca, Blaise Matuidi e krahason Mbappen me ikonat e futbollit si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviq.
“Mbappe ka një personalitet të veçantë dhe i tillë është edhe si futbollist”, ka thënë Matuidi.
“Ai tashmë është një futbollist i madh, pasi ka shumë talent. Çdo futbollist i madh njihet për personalitetin e tij. E kam parë tek Zlatan, tani e shoh Cristianon, e po
ashtu edhe Messi është i tillë”.
“Kylian duhet të vazhdojë me këta hapa dhe do të bëhet më i miri në botë”, ka deklaruar ish-futbollisti i PSG.