Lojtarët kuqezi në formë - Bota Sot
Lojtarët kuqezi në formë

Futboll

Lojtarët kuqezi në formë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:00
Lojtarët kuqezi në formë

Që pas përfundimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar nuk ka qenë më i kompletuar sesa sot, kjo referuar gjendjes individuale të futbollistëve dhe formës së tyre. Për herë të parë, trajneri italian, Christian Panucci, ka në dispozicion futbollistë me minuta në këmbë dhe gola të shënuar.

Pa diksutim që porta ka qenë një nga pikat më të forta të kuqezinjve, madje edhe sot rivaliteti është i madh, me Etrit Berishën dhe Thomas Strakoshën që janë pikat kyçe te skuadrat e tyre, Atalanta dhe Lazio. Elseid Hysaj është mungesë e madhe për Kombëtaren në duelin ndaj Skocisë, megjithatë gjendja e mbrojtjes është përmirësuar ndjeshëm.

Kalimi i Mavrajt në Greqi, tek Arisi i Selanikut ka bërë që kapiteni të fitojë edhe minutat, pas një periudhe të errët tek Hamburgu. Frederik Veseli ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të luajë me Empolin, ndërkohë që debutuesi Ardian Ismajli ka qenë një titullar fiks për Hajdukun e Splitit në ndeshjet e fundit. Egzon Binaku është një pikë referimi në mbrojtjen e suedezëve të Malmoes, entuziazmin këtij reparti ia shton Berat Gjimshiti, që, për më tepër, vjen me shijen e golit të shënuar në portën e Interit.

Në mesfushë Basha, Memushaj, Xhaka, Lilaj, Ndoj, Lila dhe Kace janë të gjithë në momentin e tyre më të mirë, pasi konsiderohen si elementë të rëndësishëm në skuadrat e tyre. Madje Kaçe vjen nga një supergol i shënuar me Panathinaikos në sfidën më të ndezur të kampionatit helen ndaj Olimpiakosit.

Lojtarët më të mirë të momentit mund të konsiderohen pa frikë Eros Grezda, që ka shënuar dy gola në sfidën e fundit me Glasgow-n dhe Myrto Uzuni, i cili po rezulton lojtari më në formë i kampionatit kroat. Në majën e sulmit Bekim Balaj ka rifituar pozitat e tij tek Akhmat Grozny, duke u aktivizuar në ndeshjet e fundit, ndërsa të rinjtë Rey manaj dhe Giacomo Vrioni prej javësh janë titullarë tek Albacete dhe Venezia.

Justifikimet nuk janë të vlefshme për trajnerin Cristian Panucci, pasi futbollistët janë në formën e tyre më të mirë dhe ndaj Skocisë misioni i vetëm është fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...