Suarez: Dua të takohem me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve - Bota Sot
Suarez: Dua të takohem me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve

Futboll

Suarez: Dua të takohem me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:40
Luis Suarez

Luis Suarez ka thënë se do t’i pëlqente të takohej me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi uruguaian iu është përgjigjur një sërë pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Një nga pyetjet më interesante ishte ajo se me cilën skuadër do t’i pëlqente të takohej në Ligën e Kampionëve.

31 vjeçari për një përballje në Ligën e Kampionëve ka zgjedhur ish skuadrën e tij, Liverpool.

“Një ekip që do të donit të takoheshit në Ligën e Kampionëve?”, ishte pyetje për Suarezi, i cili u përgjigj:”Liverpool”.

Luis Suarez ka një përvojë të mirë te Liverpool,fanellën e të cilës skuadër e veshi për tri sezone, duke regjistruar 110 paraqitje e duke shënuar 69 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test