Futbollisti kolumbian duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Bundesligës.
Bayern Munichu nuk pritet ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së James Rodriguez në fund të stinorit dhe gjatë verës ai pritet të kthehet te Real Madridi.
27-vjeçari që së fundmi ka pësuar një lëndim në ligamentin e gjurit ka shfaqur pakënaqësinë te Bayern pasi nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Niko Kovaq.
Ish-futbollisti i Portos dhe Monacos, ka luajtur për tre sezone te Real Madridi, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, por që nga viti i shkuar është në huazim te Bayern.