Askush si Leo Messi, ja pse është “Pichichi” rekord i La Liga-s - Bota Sot
Askush si Leo Messi, ja pse është “Pichichi” rekord i La Liga-s

Futboll

Askush si Leo Messi, ja pse është “Pichichi” rekord i La Liga-s

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Leo Messi

Leo Messi është pesë herë fituesi i trofeut individual “Pichichi”, që nga debutimi dhe përfaqësimi spektakolar i tij në La Liga. Ylli argjentinas i Barcelonës është një hap larg nga barazimi i rekord historik të legjendarit Telmo Zarra, që e ka fituar gjashtë herë këtë çmim. Por, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka thyer tashmë një tjetër rekord: në sezonin 2011-2012, ai ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, duke e fituar “Pichichi” si askush tjetër më më parë, me 50 gola.

Dikush tjetër, që i është afruar këtij rekordi ishte Cristiano Ronaldo, tri vite më vonë. Por, ish-ylli portugez i Real Madridit mbeti në kuotën e 48 golave si fitues i “Pichichi”. Përveç Messit dhe CR7 (nga dy herë), vetëm Luis Suarez është golashënuesi më i mirë i La Liga-s, që arrin shifrën e 40 golave në një sezon. Mbretërimi i Messit te Barça vjen nga aftësia e tij për të shënuar shumë gola.

Çfarë është “Pichichi” –  Në futbollin spanjoll, ku trofe jepet nga gazeta sportive “Marca” për golashënuesin më të mirë të secilit sezon të La Liga-s. Ky çmim individual e ka marrë këtë emër në nder të ish-sulmuesit të Athletic Bilbao, Rafael “Pichichi” Moreno dhe jepet çdo vit, që nga sezoni 1952-1953. “Pichichi” nuk njihet zyrtarisht nga organet qeverisëse të futbollit spanjoll, pasi çmimi bazohet në kriteret subjektive të “Marca”, të dhënat e së cilës mund të ndryshojnë nga raportet zyrtare të delegatëve të ndeshjeve.


“Pichichi” me 40 gola e sipër
1. Leo Messi (Barcelona) – sezoni 2011-2012 – 50 gola
2. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – sezoni 2014-2015 – 48 gola
3. Leo Messi (Barcelona) – sezoni 2012-2013 – 45 gola
4. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – sezoni 2010-2011 – 41 gola
5. Luis Suárez (Barcelona) – sezoni 2015-2016 – 40 gola

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test