Neymar nderon Brazilin në miqësoren me Uruguain

Futboll

Neymar nderon Brazilin në miqësoren me Uruguain

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 00:05
Neymar

Sot në mbrëmje u luajt një miqësore shumë interesante midis dy ekipeve të Amerikës Latine, Brazilit dhe Uruguait.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja krahët dhe këtë e tregon dhe vetë rezultatin përfundimtar i kësaj ndeshje.

Ishte Brazili që fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Djemtë e Tites e kërkuan më shumë goli dhe arritën ta gjenin në minutën e 77-të me autor Neymar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Me gjithë përpjekjet e uruguaianëve për ta barazuar rezultatin në fund ishin brazilianët ata që e fituan këtë ndeshje që nuk u duk të ishte dhe aq miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat