Interi dhe Arsenali udhëheqin garën për Mancinin - Bota Sot
Interi dhe Arsenali udhëheqin garën për Mancinin

Futboll

Interi dhe Arsenali udhëheqin garën për Mancinin

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:30
Gianluca Mancini

Interi dhe Arsenali njoftohet se po udhëheqin garën për qendërmbrojtësin e ri të Atalantas, Gianluca Mancini, i njohur me pseudonimin Marco Materazzi i ri.

Mbrojtësi i ri italian gjeti rrjetën në secilën nga tri paraqitjet e fundit të Serie A, duke përfshirë edhe atë në fitoren 4-1 ndaj Interit.

Ai kohëve të fundit ka pranuar se familja e tij janë të gjithë përkrahës të Interit dhe ai ka një tatuazh të numrit 23 të fanellës së Materazzit.

Kjo pasi ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë dhe lojtari disa vjeçar me Interin është idhulli i tij.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Atalanta nuk ka ndërmend të lejojë 23-vjeçarin të largohet në janar, por mund të fillojë të diskutojë me ekipet për një largim gjatë verës.

Interi është favoriti dhe sigurisht klubi që ai do të preferonte, por ka konkurrencë edhe nga Liga Premier.

Arsenali është gjithashtu i gatshëm për të konkurruar dhe shkaktuar një luftë oferte me Interin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...