Xhaka: Çfarë karakteri!

Futboll

Xhaka: Çfarë karakteri!

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Xhaka: Çfarë karakteri!

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar një fitore të madhe mbrëmë ndaj Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve, duke e përmbytur rezultatin nga 0:2 në 5:2.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin nga fillimi i ndeshjes, dhe treguan një lojë të shkëlqyer karshi belgëve.

Kjo fitore ia ka siguruar Zvicrës vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A, dhe do të jetë në ndeshjet finale në verën që vjen.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka shkruar një postim në Facebook me rastin e fitore.

“Çfarë ndeshje! Çfarë ekipi! Çfarë karakteri! Dhe çfarë mënyre për t’i përfunduar ndeshjet ndërkombëtare të vitit 2018! Faleminderit për përkrahjet e juaja gjatë këtij viti”, ka shkruar Xhaka. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat