Shqipëria U-19 i dhuron fitoren Rumanisë!

Futboll

Shqipëria U-19 i dhuron fitoren Rumanisë!

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:03
Shqipëria U-19 i dhuron fitoren Rumanisë!

Shqipëria e Erjon Bogdanit gabon në miqësoren e dytë ndaj Rumanisë të zhvilluar në stadiumin Loni Papuciu të Fierit. Kuqezinjtë 19-vjeçarë që ashtu si Rumania në këto dy takime luanin me skuadrat U-18, u mposhtën me rezultatin 0-1. Shqipëria ia dhuroi vetë fitoren kundërshtarit pasi goli i Rumanisë në fakt ishte një autogol i joni me anë të sulmuesit Kapllani i cili në minutën e 51-të devijoi në portën e tij një top të harkuar në zonë. Në minutën e 79-të, rumunët, mbetën me një lojtar më pak por reagimi i skuadrës së Bogdanit ishte i vakët me Shqipërinë që doli e mundur nga kjo miqësore e dytë ndaj rumunëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat