Statistika mbresëlënëse për “Dardanët” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Kosova jo vetëm që u kualifikua si e para në grup por shkëlqeu edhe me lojën e saj pothuajse në të gjitha ndeshjet.
Madje përfaqësuesja jonë ka arritur të shënonte më së shumti gola nga të gjithë pjesëmarrësit tjerë në Ligën e Kombeve. Vetëm në dy ndeshjet e fundit Kosova ka realizuar gjithsejtë nëntë gola, në fitoret 5-0 ndaj Maltës në udhëtim dhe mbrëmë ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë, 4-0.
Kosova në gjashtë ndeshje ka realizuar në total 15 gola, shifër kjo që nuk e ka arritur asnjë kombëtare tjetër, derisa ka pranuar vetëm dy gola, që njëherësh i bën djemtë e Bernard Challandes si ekipin me goldallimin më të mirë në të gjitha divizionet e Ligës së Kombeve.
Misioni i radhës i Kosovës është kalimi në finalen e Ligës D, ku për kundërshtar në gjysmëfinale do të ketë Maqedoninë.