PSG hyn në “luftën” me Real Madrid për yllin e Premier League

Futboll

PSG hyn në “luftën” me Real Madrid për yllin e Premier League

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:12
Florentino Pérez

Christian Eriksen ka ende një vit e gjysmë kontratë me Tottenhamin dhe, megjithëse klubi dëshiron ta ripërtërijë atë, danezi nuk ka nënshkruar ndonjë gjë. Në fakt, mesfushori në fjalë, që ka spikatur në Premier League, nuk ishte duke kërkuar shumë për të rinovuar, por duke parë kontratat e reja të Delle Alli dhe Harry Kane, kërkon një trajtim të ngjashëm, pasi konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Ndërsa Tottenham po mendohet nëse mund t’ia ofrojë pagën që kërkon, Real Madridi dhe PSG janë duke rivalizuar me njëri-tjetrin për këtë futbollist. Të dyja klubet në fjalë po përpiqen ta bindin atë se duhet të luajë në kryeqytetin e Madridit, ose atë francez. Mesfushori nuk ka ndërmend të ngutet, teksa gazeta daneze “Express Sport” thotë se ngecja e rinovimit me “Spurs” nuk është vetëm çështje e pagës.

Sidoqoftë, arritja e nënshkrimit të tij nuk do të ishte aspak diçka e lirë, gjithmonë duke mbajtur parasysh se Tottenham ishte i gatshëm ta shiste. Presidenti Daniel Levy është një negociator i vështirë dhe, megjithëse ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Real Madridin (Van der Vaart, Modric, Bale…), ai ka thënë disa herë gjatë verës se nuk do të lejojë që asnjë prej lojtarëve të tij të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat