Jose Mourinho kritikon publikisht katër lojtarë të Man Utd

Futboll

Jose Mourinho kritikon publikisht katër lojtarë të Man Utd

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka kritikuar publikisht Luke Shaw, Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford për mungesë karakteri dhe personaliteti.

Jose Mourinho po përgatit skuadrën e tij për përballjen e rëndësishme të ditës së shtunë në Premierligë kundër Crystal Palace në ‘Old Traford’, e cila do të jetë ndeshja e parë e tyre pas pushimit ndërkombëtar.

Manchester United ka pësuar edhe humbjen e katërt në Premierligë këtë sezon, duke u mundur nga Manchester City, për të mbetur 12 pikë larg rivalëve nga qyteti.

“Ata nuk kanë pjekuri”, ka thënë Mourinho, derisa kritikonte këta katër lojtarë,

“Unë nuk isha lojtar, natyrisht, por kur them për pjekurinë, e them në një nivel personal”.

“Këtu i quajnë ‘fëmijë të prishur’. Fëmijët tanë janë më të ‘prishur’ se sa ne ishim për prindërit tanë”.

“Jemi më të pjekur, më të përgatitur. Për të rinjtë tani, është një tjetër jetë, në një nivel tjetër shoqëror në krahasim me tonat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat