Befason Spalleti: Është shumë i fortë, s’duhej ta përjashtoja nga Champions

Futboll

Befason Spalleti: Është shumë i fortë, s’duhej ta përjashtoja nga Champions

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:19
Spalleti

Inter do të kthehet të luajë në kampionat të shtunën në mbrëmje pasi u fundos në fushën e Atalanta-s nga golat e Gjimshitit me shokë. Zikaltrit do të presin në shtëpi Frosinone-n dhe më pas do të udhëtojnë drejt Londrës, ku në mesjavë do të zhvillojnë një ndeshje vendimtare kundër Tottenham në Champions League.

Dy raste të mira për të fshirë rezultatin zhgënjyes të marrë ndaj Atalanta-s, por Luciano Spalletti ka dashur të paralajmërojë të tijtë: “Kjo do të jetë ndeshja e parë e një serie të vështirë takimesh. Nuk mund të mendojmë se është më e lehta. Frosinone do të vijë shumë i motivuar”, ka thënë trajneri i milanezëve në konferencë për shtyp.

Më pas, ai ka folur për lojtarët që nuk ka në dispozicion në mbrojtje dhe ka bërë autokritikë për përjashtimin e Dalbert nga lista e Champions-it: “Shpresojmë të rikuperojmë sa më shpejt Vrsaljko. Dalbert do të mungojë të mërkurën për fajin tim dhe më vjen keq, sepse po kaloj një moment shumë të mirë. Nuk kemi parë akoma asgjë”.

Në fund ka ardhur edhe një koment në lidhje me golat e realizuar nga zikaltrit me kombëtaret respektive: “E dimë që Mauro ka një potencial të madh para portës, por po punon shumë edhe për të ndihmuar skuadrën. Politano ka një potencial akoma më të madh, pres që të bëjë një paraqitje më të mirë se ajo e bërë me kombëtaren”, ka përfunduar Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat