Valverde: Të gjithë në Barcelonë janë duke tentuar ta ndihmojnë Dembelen

Futboll

Valverde: Të gjithë në Barcelonë janë duke tentuar ta ndihmojnë Dembelen

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:54
Ousmane Dembele

Ernesto Valverde ka thënë se të gjithë në skuadrën e Barcelonës janë duke punuar shumë për ta ndihmuar lojtarin francez Ousmane Dembele.

Ish-lojtari i Dortmundit ka marrë shumë kritika për sjelljen dhe profesionalizmin e tij gjatë këtij sezoni, pasi që është raportuar se ai vonohet në stërvitje, por edhe për ndeshje.

Dembele nuk ka startua nga fillimi i ndeshjes që nga 29 shtatori në barazimin 1-1 kundër Athletic Bilbaos.

“Ai është një lojtar i skuadrës time dhe ne të gjithë jemi duke u munduar që ta nxjerrim më të mirën nga ai”, ka thënë Valverde.

“Ne dëshirojmë që ai ta tregojë talentin e tij në fushë. Presioni është te secili lojtarë për të luajtur dhe ai e ka të vështirë të gjej një vend në skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat