Ramadani: Nuk është pak një pikë

Futboll

Ramadani: Nuk është pak një pikë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Ramadani: Nuk është pak një pikë

Feronikeli është kthyer me një pikë nga udhëtimi në Gjilan, ku barazoi 1:1 me kampionin aktual, Dritën. Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, ndërsa ka thënë se mund të merrnin më shumë nga kjo ndeshje.

“Nuk është pak një pikë në ndeshjen si mysafirë të kampionit aktual. Në fakt mund të arrinim më shumë, sepse pas golit të parë patëm rast të dyfishojmë rezultatin. Mendoj se për një nuancë ne e merituam më tepër fitore, ndërsa rivali na ndëshkoi nga një gjuajtje që u devijua.  Sidoqoftë,  ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja palët dhe i uroj futbollistët për angazhimin e madh”, ka thënë Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat