'Revolucion'

Futboll

'Revolucion'

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Armand Duka

Një njoftim “rrufe” i Federatës Shqiptare të Futbollit ka shkaktuar habi të madhe te të gjithë. Viti skandaloz i kombëtareve me rezultatet duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe te e ardhmja e trajnerëve të moshave. FSHF njofton se nesër (të martën) prej orës 11:00 do të bëhet prezantimi i emrave të rinj të trajnerëve të moshave. Kjo do të thotë se do të ketë largime nga këto poste.

“Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së, por nuk bëhen të ditur emrat që do të marrin drejtimin.

Ne foto, Armand Dama, trajneri i ri i kombetares U-15

Kombëtarja U-15 deri tani drejtohet nga Eqerem Memushaj, por do të zëvendësohet nga Armand Dama, ish-trajner i ekipit të femrave U-17. Telesport mëson se trajneri i Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagic, do të lërë pozicionin e trajnerit pranë kësaj grupmoshe dhe bashkë me te dhe ai i U-19,

Erjon Bogdani. Në vend të tyre zgjidhen ish-futbollisti Elvin Beqiri, ndërsa Nevil Dede kalon nga Kombëtarja U-19 e femrave te U-19 e meshkujve. Konfirmohet Alban Bushi në krye të U-21. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte paralajmëruar ndryshime për të gjithë grupmoshat në një deklaratë të tij të para pak ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat