Uzuni “mbret” në Kroaci - Bota Sot
Uzuni “mbret” në Kroaci

Futboll

Uzuni “mbret” në Kroaci

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:18
Uzuni “mbret” në Kroaci

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer në kamionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Beratasi gjeti rrugën e rrjetës në e fundit ndaj Osijek, teksa me një elegancë mjeshtërore mposhti portierin kundërshtar.

Falë golit mjaft të bukur dhe lojës së mirë, Uzuni është përfshirë në formacionin më të mirë të javës.Kjo është hera e pestë që shqiptari përfshihet tek më të mirët e javës. Në 9 ndeshje Uzuni ka shënuar 4 gola me fanellën e Lokomotivës.

“Çdo veprim serioz te Lokomotiva fillon me të. Kundër Osijekut, Dejan Radonjiç ishte jashtë listës së Lokomotivës dhe shqiptari mori përsipër detyrat e ndërtimit. Ai shënoi një gol dhe e kërcënoi disa herë portën e kundërshtarit”, shkruhej në vlerësimin përkatës për Uzunin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...