Messi lë mbrapa Cristianon me rekordin e fundit

Futboll

Messi lë mbrapa Cristianon me rekordin e fundit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:46
Cristiano Ronaldo

Deri në sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në Champions League me golat e shënuar për vetëm një klub.

Me Real Madridin, sulmuesi portugez kishte shënuar gjithsej 105 gola përgjatë nëntë vitesh në kompeticionin më prestigjioz në Evropë.

Por, tani, këtë rekord e ka thyer Lionel Messi – ”jashtëtokësori” i Barcelonës.

Me golin e sotëm ndaj PSV-s, Messi ka arritur në kuotën e 106 golave për Barcelonën në Champions League.

Pra, ai ka lënë pas vetes emra si Cristiano, Raul, Benzema, Muller dhe Del Piero.

Përndryshe, tashmë Barcelona është duke luajtur sonte vetëm për prestigj ndaj PSV-s sepse kualifikimin e ka siguruar më herët

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat