Uzuni nuk ndalet më, vjen goli i dytë në një javë

Futboll

Uzuni nuk ndalet më, vjen goli i dytë në një javë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 20:49
Myrto Uzuni

Një histori suksesi, e tillë mund të quhet ajo e Myrto Uzunit, sepse sulmuesi kuqezi po konfirmon se ka hedhur hapin e duhur duke shkuar në Kroaci, te Lokomotiva e Zagrebit.

Sot skuadra nga kryeqyteti kroat barazoi 1-1 në shtëpi me Slaven Belupos, sfidë që duhej ta fitonte, por gjithsesi u desh një gol i sulmuesit të Shqipërisë për të evituar humbjen, sepse Slaven kryesonte prej minutës së 50-të me 11-metërsh.

Uzuni barazoi në minutën e 80-të dhe deri në fund ishte mjaft i rrezikshëm në zonën kundërshtare, por nuk pati fat në një moment të mirë.

Është goli i katërt në kampionat, në 10 ndeshje për Uzunin, ndërsa i dyti brenda një jave, sepse javën e shkuar i shënoi Osijekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat