Ja ku punon Nexhati, që komunistët dhe Serbia ja shuan ëndrrën në vitet e 80-ta

Futboll

Ja ku punon Nexhati, që komunistët dhe Serbia ja shuan ëndrrën në vitet e 80-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Nexhat Tërstena

Regjimi komunist jugosllav dhe shovenistët serb, kanë bërë terror të paparë në popullin shqiptar të Kosovës, në periudha të ndryshme!  Një rast që nuk guxojmë të harrojmë dhe që është shumë i dhimbshëm, gjithsesi është talenti i futbollit Nexhat Tërstena, të cilit në vitet e para të 80-tës, regjimi komunist dhe Serbia shoveniste ia shuan ëndrrën rinore.

Nexhatit ia ndalën ëndrrën në gjysmë të rrugës, e përjashtuan përgjithmonë nga loja e futbollit vetëm pse ishte shqiptar dhe kërkonte të drejtat e një popullit.   Atëkohë, Nexhatin e kishin arrestuar dhe e dënuan dhjetë vjet me burgim, 4.5 vjet i mbajti burg të rëndë.  Nexhati, atëkohë ka qenë qendërsulmues (18 vjeç)  i IMK Çelikut të Ferizajt, por ai u arrestua nga regjimi komunist jugosllav, për shkak të pjesëmarrjes së tij në demonstrata. 

“Shkaku ishte arrestimi dhe dënimi me 10 vite burg si pjesëmarrës dhe organizator i demonstratave të 3 prillit të vitit 1981 në Ferizaj. Këto demonstrata morën hov në të gjitha qytetet e Kosovës pas atyre në Prishtinë. Deklaroj se unë dhe shumë shokë të mi kemi vuajtur burg të rëndë. Për pesë vite sa i mbajta, 4.5 vite kam qenë i izoluar, domethënë brenda mureve të dhomës me një orë shëtitje ditore. Prej këtyre 4.5 viteve kam vuajtur 1.5 vite në vetmi me kushte mesjetare dhe torturat e llahtarshme”, kështu kishte deklaruar mes të tjerash me 16 nëntor të vitit të kaluar Nexhati për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Image

Ku gjendet sot njeriu që iu shua ëndrra e fëmijërisë nga pushtuesi serb? Sipas disa qytetarëve ferizajas, Nexhati sot punon si shef në një nga sektorët e kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj. Madje ata që e njohin mirë karakterin e tij, thonë:  “Nexhati është shembull dhe një njeri që e ka në zemër shqiptarizmin. Është mëkat që ia ndalen rriten si sportist, sepse ka pasur shumë talent dhe ka pasur mundësi të jetë prej sulmuesve më të mirë në Kosovë në vitet e 80-ta”.  

Disave si sot iu kujtohet Nexhati kur ishte lidhur nga milici serb, ish futbollist i Borcit të Ferizajt të asaj kohe, Momir Spasiq. “Regjimi komunist e ndëshkoi rëndë dhe e përjashtoi përjetë nga loja e futbollit”, e kujtojnë Nexhatin disa nga gjeneratat e vjetra ferizajas. Fjalë të mëdha për të kanë si gjithnjë prof. Ismet Jupa, trajner i mirënjohur i hendbollit, Ahmet Sylejmani, Agron Selmani, Qerim Shaqiri, trajnerë të futbollit dhe shumë të tjerë.  Prandaj, okupatori serb ka lënë pasoja të mëdha në vendin tonë.

"Nexhati ka qenë nxënës i imi dhe hapat e parë i ka nisur në hendboll. Po regjimi i asaj kohe ja shkatërroi karrierën si sportist. E dhimbshme ka qenë, sepse ishte një djalë dhe sportist i mrekullueshëm", thotë prof. Ismet Jupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat