Fitore e zorshme e Milanit

Futboll

Fitore e zorshme e Milanit

Nga: K. G. Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:19
Pamje nga ndeshja

Milani me shumë vështirësi e ka mposhtur me rezultat 2:1 Parmën, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A. Milani në një moment ishte sikurse në shok, për faktin se pësuan gol në minutën e 50-të. Roberto Inglese kaloi në epërsi Parmën, por goli i tij u zhvlerësua në minutat vijues.

Në minutën e 55-të, Patrick Cutrone barazoi rezultatin 1:1, kurse futbollisti Franck Kessie i dha goditjen e fundit Parmës. Ai në minutën e 71-të ka qenë i saktë nga penalltia, duke i siguruar rossonerëve tri pikë domethënëse. Milani është në vend të katërt me 25 pikë, pesë më shumë se Parma që mban pozitën e 6-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat