Pedro realizon golin e njëmijtë

Futboll

Pedro realizon golin e njëmijtë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Pedro realizon golin e njëmijtë

Chelsea, pas barazimit pa gola ndaj Everton dhe humbjes 3-1 të pësuar kundër Tottenham, është kthyer te fitorja në Premier League falë fitores 2-0 të marrë në “Stamford Bridge” kundër Fulham-it të Claudio Ranieri-t.

Katër minuta lojë i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar takimin, me Pedro-n që ka shfrytëzuar në  mënyrën e duhur pasimin e marrë nga Kante.

Ky ka qenë goli i 1000-të për Chelsea-n në ndeshjet e Premier League të luajtura në shtëpi, me londinezët që janë bërë vetëm skuadra e tretë që arrin këtë shifër pas Manchester United (1079) dhe Arsenal (1029).

“Blutë” mund të kishin dyfishuar avantazhin në minutën e 74-të, por Morata ka dërguar topin jashtë një metër larg portës. Një gabim ky që nuk i ka kushtuar lojtarëve të Sarri-t, të cilët kanë gjetur golin e sigurisë në minutën e 82-të me Ruben Loftus-Cheek, që ka fiksuar shifrat në 2-0.

Falë këtyre tri pikëve, “Blutë” janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes pasi kanë parakaluar Tottenham, që do të luajë pas pak në fushën e Arsenal.

Kjo ka qenë humbja e 10-të e pësuar në këtë kampionat nga Fulham, që mbetet në vendin e fundit me tetë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat