Shqiptarët e Arsenalit: Londra Veriore është e kuqe

Futboll

Shqiptarët e Arsenalit: Londra Veriore është e kuqe

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:44
Shqiptarët e Arsenalit: Londra Veriore është e kuqe

Arsenali e ka mposhtur rivalin e qytetit të Londrës Tottenhamin me rezultatin 4-2 të dielën në “Emirates” në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Kjo është ndeshja e 12-të me radhë pa humbje për skuadrën e Unai Emerys në Premierligë.

Granit Xhaka e Shkodran Mustafi janë dy lojtarë mjaft të rëndësishëm për trajnerin spanjoll, dhe sot dhanë kontributin e tyre, Xhaka ishte kapiten i skuadrës nga minuta e parë.

Të dy kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale pas fitores së derbit.

“Çfarë rikthimi i pabesueshëm! Londra mbetet e kuqe dhe ne vazhdojmë me ecurinë pa humbje”, ka shkruar Mustafi në Instagram.

“Londra Veriore është e kuqe”, ka shkrua Xhaka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat