Kastrioti befason Flamurtarin

Futboll

Kastrioti befason Flamurtarin

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 19:10
Foto

Kastrioti shkakton surprizën e madhe të javës së 15 të kategorisë Superiore. Skuadra krutane mundi Flamurtarin në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë Krujës me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikë të çmuara nga ky takim.

Ai që vendosi fatin e takimit për Kastriotin ishte Henri Ogebugu që shënoi në portën e vlonjatëve në minutën e 32 të pjesës së parë.

Kastrioti diti ta mbrojë këtë avantazh në pjesën e dytë madje mund ta kishte dyfishuar rezultatin në minutat e fundit me penallti, por Ymeraj gaboi.

Me këtë fitore Kastrioti e lë vendin e fundit në klasifikim pasi shkon në kuotën e 10 pikëve duke ia lënë vendin Kamzës. kjo e fundit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen me Lacin duke marrë pikën e parë me Ernest Gjokën në stol.

Ishte një ndeshje ku Kamza i pati mundësitë për të shënuar por, pa i shfrytëzuar ato, kështu që për këtë javë është e detyruar të shohë veten në vendin e fundit, ndërkohë që Laçi mbetet në vendin e pestë në klasifiki

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat