Modric fiton Ballon d’Or 2018: Ky çmim, më shumë se një ëndërr

Futboll

Modric fiton Ballon d’Or 2018: Ky çmim, më shumë se një ëndërr

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 00:55
Luka Modric

Luka Modric ka fituar Ballon d’Or e vitit 2018. Mesfushori kroat është shpërblyer për paraqitjen fantastike te Real Madrid dhe Kroacinë me çmimin më prestigjioz personal.

Gjatë fjalimit, ai ishte shumë i prekur për këtë çmim, por nuk ka harruar të falënderojë të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Jam i lumtur dhe shumë krenar. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjej. Së pari dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time që më ndihmon të jem ky që jam sot.

“Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha futbollist dhe të fitoja sa më shumë trofe. Por Ballon d’Or është më shumë se një ëndërr.

“Ky trofe vërteton se kam bërë diçka të veçantë në fushë, prandaj ky viti do të jetë i paharrueshëm për mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat