Lëndohet Barzagli do të mungojë dy muaj

Futboll

Lëndohet Barzagli do të mungojë dy muaj

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:15
Andrea Barzagli

Mbrojtësi i Juventusit nuk do të luajë deri në muajin shkurt të vitit tjetër.

Andrea Barzagli ka pësuar një lëndim në kofshë që do ta mbajë atë jashtë fushave për afro dy muaj, përcjellë KosovaPress.

Calcio News 24 ka raportuar që mbrojtësi 37-vjeçar ka lënduar kofshën dhe në këtë vit kalendarik nuk do të mund të kthehet për ta ndihmuar Juventusin.

Barzagli ka luajtur në total vetëm 200 minuta me “Zonjën e Vjetër” këtë stinor dhe do të mungojë në sfida të rëndësishme, si ato ndaj Interit, Romës, Torinos dhe Super Kupën e Italisë përballë Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat