Buffon: Nuk do doja të takohesha me Juventusin në finale të Championsit

Futboll

Buffon: Nuk do doja të takohesha me Juventusin në finale të Championsit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:34
Gianluigi Buffon

Finalet e Ligës së Kampionëve janë kthyer në një makth si për Juventusin ashtu edhe për portierin Gianluigi Buffon, i cili në tre raste sa ka luajtur ka dalë kokën poshtë.

Tanimë që është pjesë e Paris Saint-Germain, Gigi shpreson që mos të ndeshet me bardhezinjtë në një finale të mundshme të Ligës së Kampionëve, pasi për të do të ishte shumë e vështirë.

“Juventusin do të doja ta takoja gjithmonë, përveçse në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Buffon.

“Dua ta evitoj në finale, pasi do të ishte një goditje e madhe dhe nuk e di nëse do të isha në gjendje të prisja mirë”. “Juve është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Kam kaluar pothuajse 20 vite aty, kam lënë raporte dhe marrëdhënie të rëndësishme dhe kam derdhur çdo pikë djerse për bardhezinjtë”. “Por, ka disa momente kur është e drejtë të përqafohesh dhe të kuptosh që është e drejtë të marrësh një tjetër drejtim”, deklaroi ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat