Skriniar përmend 3 mbrojtësit më të mirë të Serie A, përjashton veten e tij

Futboll

Skriniar përmend 3 mbrojtësit më të mirë të Serie A, përjashton veten e tij

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 22:39
Milan Skriniar

Milan Skriniar ka siguruar tifozët se nuk ka ndërmend të largohet nga Inter dhe ka përmendur tre mbrojtësit më të mirë të Serie A, por është treguar aq modest sa të mos e përfshijë veten e tij.

“Mendoj se tre mbrojtësit më të mirë në Serie A, pa përfshirë asnjë lojtar të Inter, janë Kalidou Koulibaly, Giorgio Chiellini dhe njëri mes Leonardo Bonucci dhe Kostas Manolas,” shprehet sllovaku për Sky Sport Italia.

“Do të jetë e vështirë ndaj Juventus të premten, por jemi një ekip i madh dhe mund të kishim fituar ndaj Roma-s, kështu që do të shkojmë në Torino për të marrë tre pikët.

“Juve është një skuadrës e fortë dhe i ka fituar thuajse të gjitha ndeshjet, por ne jemi po aq të fortë dhe mund të fitojmë.

“Barcelona? Gjithmonë do të ketë thashetheme kur luan te një ekip i madh, por jam i lumtur këtu, kështu që tifozët mund të rrinë të qetë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat