Merr fund endërra e rosonerëve për Ibrahimovic

Futboll

Merr fund endërra e rosonerëve për Ibrahimovic

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:30
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi do të qëndrojë tek skuadra e Los Angelos Galaxy.

Sipas Sportitalia, mbrëmjen e së martës bisedimet kanë hasur në probleme serioze dhe të dy palët janë duke menduar të heqin dorë duke i braktisur përfundimisht bisedimet.

Deri mbrëmë u raportua se kishin mbetur vetëm detajet për t’u zgjidhur dhe se Ibra do të kalonte në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit si lojtar i huazuar.

Ndërkohë Ibrahimovic luajti për 2 sezone te Milani duke shenuar 42 gola..

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat