Boca Juniors niset për në Madrid, tifozët e përcjellin me entuziazëm

Futboll

Boca Juniors niset për në Madrid, tifozët e përcjellin me entuziazëm

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:43
Ekipi i Boca Juniors

Ekipi i Boca Juniors është nisur drejt kryeqytetit të Spanjës.

Në prag të zhvillimit të Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, që do të luhet më 9 dhjetor në orën 20:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu” një numër i madh tifozësh të Boca po bëhen gati të nisen për Madrid.

Prej dhunës së datës 24 nëntor, ku lojtarët e Boca Juniors pësuan dëmtime nga xhami dhe nga dritaret e thyera pasi autobusi i tyre u godit nga tifozët e River Plate, finalja u postua për në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë ajo dhunë tashmë është harruar dhe superclasico po afron teksa kanë ngelur dhe 4 ditë nga zhvillimi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat