Atmosferë elektrizuese në Buenos Aires

Futboll

Atmosferë elektrizuese në Buenos Aires

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:54
Atmosferë elektrizuese në Buenos Aires

Thjesht impresionuese! Boca Juniors u përshëndet nga mijëra tifozë në momentin e nisjes për në Madrid, ku në mitikun “Santiago Bernabeu” do të luajë sfidën e dytë finale të Copa Libertadores ndaj River Plate, me rivalin e përbetuar në rolin e pritësit. Turma e tifozëve e ka shoqëruar autobusin e Tevezit me shokë deri në aeroport, duke brohoritur dhe ndezur mjete pirotentike, ku spikatin flakadanët. Atmosferë elektrizuese në kryeqytetin Buenos Aires, ku festa pas përfundimit të sfidës do të jetë vetëm për një pjesë të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat