Chelsea është mposhtur nga Wolves me rezultatin 1-2 në një ndeshje që rezultoi të jetë shumë e vështirë për ‘Blutë’ e Sarrit.
‘Blues’ ishin në epërsi në pjesën e parë – pas golit të Loftus Cheek në minutën e 18’të të ballafaqimit. Në pjesën e dytë të takimit, Wolves u zgjua nga ‘gjumi’ dhe shënuan dy gola të shpejtë. Jimenez barazoi rezultatin në minutën e 59’të – kurse Jota shënoi në minutën e 63’të për rezultatin final 1-2.
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri foli pas ndeshjes ku u shpreh shumë i zhgënjyer me skuadrën e tij.
“Sigurisht që jam i zhgënjyer, kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë”, tha fillimisht Sarri.
“Papritmas kemi pranuar një gol dhe ne ishim me të njëjtin ekip në fushë. Është shumë e vështirë për mua të kuptoj pse. Ka pasur kohë për të fituar ndeshjen. Nuk e kuptoj reagimin.”
“Ne luajtëm shumë mirë për 55 minuta dhe pastaj papritmas ishim një tjetër skuadër.
“Në Itali [me Napoli] kam humbur kampionatin me 91 pikë. Kështu që unë e di që në çdo ndeshje ju duhet të fitoni pikë dhe vetëm pikë”, përfundoi Sarri.