Presidenti i Interit, Zhang: Shpresoj që Interit ta zë vendin e dytë

Futboll

Presidenti i Interit, Zhang: Shpresoj që Interit ta zë vendin e dytë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:10
Steven Zhang dhe Javier Zanetti

Presidenti i Interit, Steven Zhang, thotë se shpreson që Interi të përfundojë së paku në vendin e dytë, por pse të mos ëndrrojnë edhe për diçka tjetër. 

Nerazzurët janë 11 pikë prapa liderëve të ligës, Juventusit, por mund ta zvogëlojnë këtë boshllëk të premten në përballjen mes tyre, ku luhet në Torino.

“Unë kam gjithmonë besim”.

“Ne jemi të gatshëm, ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë këtë sezon se sa sezonin e kaluar, duke fituar: ky është objektivi ynë”.

“Duhet të jemi të sigurt dhe të mendojmë pozitivisht. Juve janë shumë të fortë dhe është frustuese që në fund të sezonit ata gjithmonë fitojnë”.

“Realisht shpresoj që Interi të përfundojë së paku i dyti, por nëse unë duhet të ëndërroj, atëherë pse të mos mendoj për diçka tjetër?”, ka thënë Zhang, duke hezituar ta përmend fjalën titull.

Interit është rikthyer edhe në Ligën e Kampionëve pas disa vitesh mungesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat