Balotelli kundër tifozëve të Milanit: Nuk kanë respekt dhe mirënjohje

Futboll

Balotelli kundër tifozëve të Milanit: Nuk kanë respekt dhe mirënjohje

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:06
Mario Balotelli

Mario Balotelli kundër tifozëve të Milanit. Thashethemet e kthimit të mundshëm të sulmuesit nuk janë pritur mirë nga mbështetësit kuqezinj, diçka që në mënyrë të qartë nuk ka shkuar pa u vënë re nga sytë dhe veshët e Balotellit, i cili ka reaguar përmes Instagramit.

Kjo është përmbajtja: “Eshtë mirë të shoh shumë tifozë të Milanit, të cilët nuk do të donin kthimin tim të mundshëm dhe disi të pamundur. Pra, kjo është në rregull. Një ditë iu kam shërbyer, ndaj është gjë e rëndësishme të mos zhgenjeheni. Për momentin kam shkruar vetëm këtë, për të vënë në dukje mosmirënjohjen dhe mosrespektimin nga një popull, që gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

Sulmuesi po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij të fundit. Ai nuk ka shënuar gol këtë sezon me Nice pasi, ka e ka bërë këtë me dy shifra në dy sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat