Kosova sfidohet nga Spanja

Futboll

Kosova sfidohet nga Spanja

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
Kosova sfidohet me Spanjën

Aspak i lehtë rrethi elitë për Kombëtaren e Kosovës U17, e cila në tetor të këtij viti u kualifikua për këtë rreth. Sot në Nyon të Zvicrës, u tërhoq shorti për rrethin elitë të Kampionatit evropian 2018/2019 e ku po marrin pjesë, drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipeve kombëtare Artan Govori dhe drejtori teknik Michael Ness, ka mësuar kundërshtarët e saj. Kosova U17, e cila ndodhet në grupin e 5-të, në këtë rreth do të ballafaqohet me Spanjën e cila është edhe organizatore e këtyre ndeshjeve që do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars 2019 me Ukrainën dhe me Greqinë. Duhet shpresuar se ky grup i futbollistëve të rinj do të bëjnë çmos që të shkojnë tutje në evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat