Kukësi “hakmerret” ndaj Skënderbeut

Futboll

Kukësi “hakmerret” ndaj Skënderbeut

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Kukësi “hakmerret” ndaj Skënderbeut

Kukësi duhet t’i bëjë “bust” Aldo Teqjes. Portieri i Skënderbeut gaboi rëndë në minutën e 53-të, fillimisht në tentativën për të larguar topin, që e përplas në trupin e Et’hemit, më pas në ndërhyrjen ndaj futbollistit të Kukësit, duke shkaktuar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga braziliani Melo.
Mjaftoi ky episod, që skuadra që drejtohet nga Armando Cungu të merrte maksimumin e pikëve ndja një rivali direkt, duke barazuar pikërisht në kuotën e 30 pikëve Skënderbeun, që vetëm falë golaverazhit më të mirë ruan vendin e dytë.
Që Tejqa nuk ishte në një ditë të mirë u pa që në minutën e 28-të, kur në tentativë për pasuar me shokët e skuadrës ia dha topin kundërshtarit, por në këtë rast goditja e Et’hemit ishte e pasaktë.
Nuk munguan as momentet e tensionit, si në minutën e 57-të, kur pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Dzarias, tifozët e Kukësit u irrituan, duke tentuar madje edhe të kapërcenin rrethimin mbrojtës.
Nuk ndryshoi asgjë në pjesën e mbetur të lojës, madje Cungu hodhi në fushë edhe Reginaldon, që kishte munguar në disa seanca stërvitore pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Fitoja e Kukësit i jep mundësi Partizanit që ta thellojë në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, sigurisht nëse do të mund të mposhtë Teutën në “Niko Dovana”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat