Kur Kosova ta mbyll derën, ta hap Davori...

Futboll

Kur Kosova ta mbyll derën, ta hap Davori...

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:52
Ardian Kozniku

Kosova ka disa yje që në të kaluarën shkëlqyen në ligat më të forta evropiane. Ndër ta është edhe Ardian Kozniku, që vjen nga shkolla e Vëllaznimit nga Gjakova, pastaj shtegtoi në KF Prishtina (1988-1990), më pas në Hajduk të Splitit (1990–1994), në Cannes të Francës  (1994-1996), Le Havre (1996–1997), në Qipro të Apoelit (1997), Bastia të Francës (1998), në Croatia Zagreb (1998–2000) etj.

Është prej emrave më të respektuar në botën e futbollit dhe me Kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Kozniku ka qenë edhe prej futbollistëve që iu përgjigj ftesës së Kombëtares së Kosovës për ndeshjet miqësore me Shqipërinë në shkurt të vitit 1993, kur pësuan humbje me rezultat 3:1 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Image

Davor Shuker

Synimi i tij ka qenë i kahmotshëm që të jetë përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, por kjo mundësi nuk iu dha nga bordi i Federatës së Futbollit të Kosovës. Në një mënyrë Kosova ia mbylli derën, por Federata e Kroacisë me kryetarin Davor Shuker ia dha rastin, ia hapi derën dhe para pak ditëve e emëroi në stafin e Kombëtares kroate për U-19, që ka përzgjedhës Ivan Gudelj, ish futbollistin e mirënjohur të Hajdukut nga Spliti.  

Kozniku është trajner dhe do ta ndihmojë përzgjedhësin në përgatitjen e Kombëtares kroate U-19. Yllit të Kosovës asnjëherë nuk iu dha rasti për përzgjedhës në kombëtaren e Kosovës, i cili kishte shprehur zhgënjimin, sepse të paktën e kishte merituar t’i jepet një rast! Por përfundimisht ia mbyllën derën për Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat