Teuta-Partizani, sfidë me aromë titulli

Futboll

Teuta-Partizani, sfidë me aromë titulli

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:22
Teuta-Partizani, sfidë me aromë titulli

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 16-të Kategorisë Superiore luhet sot në orën 17:00 në Durrës. Në Niko Dovana Teuta skuadra më e mirë e momentit në Superiore pret Partizanit në një duel që mund të vendosë. A është Teuta e Bledi Shkëmbit, a është Partizani favoriti i madh për të fituar trofeun e kampionit në Superiopre dhe për tu rikthyer te një titull që i mungon prej 25 vitesh? Të gjitha këto dilema do të shuhen sot, pasi me një fitore Teuta e Shkëmbit jo vetëm që do t’i jepte vazhdimësi formës së mirë që po kalon por do të ngjitej në vendin e dytë të Superiores vetëm -3 pikë larg të kuqëve. Nga ana tjetër në rast fitoreje të skuadrës së Gegës, Partizani do t’i jepte një goditje të fortë kampionatit dhe garës për titull pasi do çonte në 7 pikë nga rivali më i afërt. Sot në Durrës pritet një ndeshje shumë e luftuar mes djemëve të detit dhe të kuqëve, emocionet e së cilës do të keni mundësi t’i ndiqni live vetëm në ekranin e Supersport. Megjithatë e shtuna e Superiores do të nisë me takimin e orës 14:00, pikërisht me sfidën Tirana-Kastrioti që do të zhvillohet në Selman Stërmasi. Një duel i drejtpërdrejtë për mbijetesë që ose mund t’i japë pak frymëmarrje Tiranës ose mund ta zhysë në një rrugë pa dalje. Sot është rasti ideal që Ardian Mema të marrë fitoren e parë në krye të bardhebluve në rast të kundërt pozitat e trajnerit do të cënoheshin ndjeshëm, sepse krahasuar me Ze Marian që u shkarkua pas 8 javësh, Ardian Mema ka bërë shumë më keq si trajner i Tiranës. Gjithsesi misioni për të marrë tre pikët sot, nuk do të jetë shumë i thjeshtë për 24-herë kampionët duke parë momentin e mirë të Kastriotit të Stavri Nicës që në kryeqytet vjen për të marrë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat