River-Boca, Tevez përgatit lamtumirën më të bukur të historisë së futbollit

Futboll

River-Boca, Tevez përgatit lamtumirën më të bukur të historisë së futbollit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:02
Carlos Tevez

Një çështje për jetë a vdekje. Kështu mund të përkufizohet, në aspektin sportiv, “Superclasico” që do të luhet këtë të diel. Kush fiton do të mund të mburret për diçka që mund të mos përsëritet më. Kush humbet, siç ka thënë Mauro Zarate, do të bënte mirë të largohej nga Argjentina.

Madje, duke parë zhvendosjen gjeografike, të mos kthehet më. Por nga çfarë do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë lojtarët e Boca dhe Rover për të marrë në shtëpi Kupën Libertadores dhe lavdinë e përjetshme? Gjithçka, pak a shumë. Edhe të mos futen më në fushën e lojës dhe ta mbyllin kështu karrierën, në mënyrën më të mirë të mundshme. Absurde? Jo, nëse dëgjon Tevez.

“Apache”, lojtar simbol dhe tifoz i Boca Juniors, ka akoma edhe një vit kontratë me “Xeneizes” dhe ka lajmëruar se do të tërhiqet nga futbolli në fundin e 2019-ës. Por planet mund të ndryshojnë nëse skuadra e Schelotto-s do të fitojë “Superclasico”-n…

“Fitorja e kësaj kupe është ajo që më mban të përqendruar. Ideja se mund ta fitoj dhe të tërhiqem në momentin më të bukur është gjëja që dua më  shumë në  botë. Ëndërroj dhe shpresoj”. Fjalë këto që janë thënë në fillimin e kompeticionit, kur Tevez nuk mund tyë imagjinonte se ndeshja vendimtare do të ishte kundër Rover Plate. Gjë që e përforcon akoma më shumë bindjen e tij.

Sipas Infobae, “Apache” ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u tërhequr nga futbolli në rast fitoreje: “Nëse e fitoj përsëri, besoj se po, do të tërhiqem. Pas një fitoreje të tillë, nuk do të më mbetej asgjë për të cilën të luftoj. Është dëshira më e madhe”, ka thënë ish-sulmuesi i Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat