Gashi befasohet me një fakt

Futboll

Gashi befasohet me një fakt

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Gashi befasohet me një fakt

Besa është eliminuar nga gara për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll, pasi është mposhtur në shtëpi nga Vëllaznimi. Fituesi u përcaktua pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me barazimin 0:0.

Trajneri i skuadrës pejane, Fisnik Gashi është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, por i befasuar me faktin se nga penalltitë dështuan lojtarët me përvojën më të gjatë.

“Në ndeshje të tilla derbi, skuadrat dhe trajnerët taktizojnë dhe qëllimi ishte i dukshëm, për të shkuar në 120 minuta. Vëllaznimi priti që ne të gabojmë, por në fund e arriti qëllimin. Sa u përket penalltive, ato janë edhe fat, por është e çuditshme që dështuan dy futbollistët me përvojën më të gjatë. Sidoqoftë, janë gjëra që ndodhin në futboll. Në përgjithësi jam i kënaqur me faktin që djemtë i kanë zbatuar detyrat e parashtruara”, ka thënë Gashi për Super Sport Kosova.

Ai ka shtuar se Besa do të përqendrohet në kampionat. “Ne ishim të vendosur të luftojmë në të dyja frontet, por tani na mbetet të përqendrohemi në kampionat dhe ta kthejmë Besën në Superligë, aty ku e ka vendin”, është shprehur Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat