Gattuso ka frikë nga ky lojtar i Torinos

Futboll

Gattuso ka frikë nga ky lojtar i Torinos

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:04
Iago Falque

Milani nesër do të përballet me Torinon në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Pas dështimit të Interit, Rossonerët do të mundohen me të gjitha forcat që ta shënojnë fitoren e rradhës për t’u afruar edhe më shumë një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo trajneri i ‘kuq e zinjëve’, Gennaro Gattuso ka thënë se frikësohet nga një lojtar i Torinos:

“Iago Falque është kloni i Susos. Fenomenal me të dyja këmbët, derisa harkimet e tij janë të rrezikshme. Duhet të kemi kujdes maksimal”, përfundoi ish trajneri i Pisas.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në duelin e nesërm, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat