Pakete mbërrin në Milano, kuqezinjve u kushtoi 35 milionë euro

Futboll

Pakete mbërrin në Milano, kuqezinjve u kushtoi 35 milionë euro

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:24
Lukas Paketa

Blerja e fundit e “Milanit” Lukas Paketa, ka mbërritur në Milano. Braziliani është marrë nga skuadra e Flamengos dhe për të janë paguar 35 milionë euro. Talenti brazilian është cilësuar si “Kakaja i Ri”. “Trekuartisti” ka thënë fjalët e para si kuqezi sapo ka zbritur në aeroport.

“Jam i gëzuar që jam këtu. E zgjodha “Milanin” për historinë që ka”, është shprehur 21 vjeçari.

Trajneri i “Milanit”  Gatuzo, tashmë ka edhe një alternativë më shumë në repartin e avancuar por nga ana tjetër, do ta ketë të vështirë të vendosë se kush do të luaj titullar. Pas ardhjes se brazilianit sulmuesit në skuadër janë shtuar duke pasur parasysh që pritet të vije edhe Ibrahimoviç.

Ditën e sotme Pakete, do të kryejë vizitat mjekësore ne “Milanelo”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat